Soba e druve i vë zjarrin shtëpisë në Gjirokastër

Një banesë në lagjen "Palorto" të Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Shkak mësohet se është bërë soba e druve.

Si pasojë e flakëve është djegur një dhomë e banesës së bashku me orenditë.

Fatmirësisht anëtarët e familjes Gumi që jetonin në banesë kasnë shpëtuar pa lëndime.

Zjarrfikësja ka izoluar menjëherë zjarrin duke mos e lejuar përhapjen në dhomat e tjera të shtëpisë dy katëshe.