Ju flet Moska - Sa bashistë do të mbeten proamerikanë edhe pas zgjedhjeve të 2023-2025?

Sa bashistë do të mbeten proamerikanë edhe pas zgjedhjeve të 2023-2025? Ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Në PD nga krahu i Bashës besohet se me mbështetjen e SHBA-ve do të vijë partia në pushtet. Basha e ka këtë mbështetje kundër Berishës, por jo kundër Ramës.

Basha është në mandatin e tretë opozitar. SHBA-të kanë mbështetur opozitën ose PD-në në zgjedhje jo duke dalë në mitingje.

Basha thotë se SHBA ka mbështetur Ramën që të bëjë atë që quhet masakër elektorale këto zgjedhje. Një qeveri që ka mbështetjen e një superfuqie di si ti marrë votat.

Si përkthehet mbështetja e SHBA-ve për Bashën? Basha do të dalë në zgjedhje dhe do të thotë se i humbi sepse Sali Berisha i përçau partinë. Nëse ke mbështetjen e SHBA-ve, atëherë ata e marrin Berishën me helikopter dhe e çojnë në një ishull.

SHBA-ja zyrtare ka një dëshirë që ta shikojë Berishën të larguar nga politika, por e le të futet në seli dhe të ndajë partinë. Krijohet një përshtypje se çfarë thotë, kërkon një situatë ku opozita të jetë në rrëmujë dhe e ndarë.

Kur të humbë zgjedhjet e ardhshme Basha, do të kuptohet nga të gjithë që nuk e kanë kuptuar se Bashës i duhet një lob në Uashington përballë PS-së sorosiane.