Covid-19 në vend: 343 raste të reja, 2 të vdekur dhe 123 pacientë në spitale

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,696 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 343 qytetarë.

Janë 5,173 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 66 dhe 76 vjeç.

Janë shëruar 333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,263 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki:
165 në Tiranë, 17 në Vlorë, 15 në Fier, 12 në Sarandë, 11 në Durrës, 10 në Kamëz, 9 në Elbasan, 8 në Vorë, 6 Divjakë,  5 në Shkodër, Mat, Memaliaj, Korçë, Berat, Kuçovë,  4 në Lezhë, Mirditë, Patos, Lushnje, Tepelenë, Skrapar, 3 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Devoll, 2 në Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Gjirokastër, 1 në Kukës, Has, Shijak, Selenicë, Himarë, Maliq, Dimal, Belsh, Peqin, Librazhd.

Statistika (22 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          343
Të shëruar në 24 orë       333
Të shtruar në spitale       123
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 3,696

Testime totale              1,448,218
Raste pozitive                206,616
Raste të shëruara          198,263
Raste Aktive                      5,173
Humbje jete                      3,180

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,481
Fier                 588
Shkodër          359
Durrës             343
Gjirokastër     244
Elbasan           294
Berat               243
Vlorë                221
Lezhë               137
Korçë               127
Kukës               67
Dibër                69