Aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Laç, gjen vdekjen një person me biçikletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2021, 19:10
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lezhë-Laç.
Një automjet tip trailer ka goditur një person i cili ka humbur jetën
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të urës se Matit në Milot.
“Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.” - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
