Ilir Demalia: Politika dhe media në bashkëpunim janë pasuruar në mënyrë paradoksale dhe dispropocionale

Pas skandalit të patronazhistëve një tjetër database me të dhënat personale ka rrjedhur nga institucionet shtetërore. Bëhet fjale për pagat mujore të qytetarëve privatë në administratën publike por edhe private

Ndërkohë publicisti Ilir Demalia, në një intervistë për Ora News, u shpreh se ky është një skandal që ka cenuar sigurinë kombëtare.

Ai tha se me situatën që është krijuar në dy javët e fundit, ku një nga skandalet ishte edhe afera e incineratorëve, sipas Demalisë, tashmë nuk duhet të ishte asnjë anëtar i qeverisë, pasi këto të fundit duhet të kishin dhënë dorëheqjen.

Ilir Demalia: Në ç’ gjendje është Shqipëria sot, në ç’gjendje është Shqipëria sot dhe çfarë funksioni kanë institucionet shqiptare. Në vend që të kenë ndëshkimin për skandalin, në vend që të ketë vënie para drejtësisë për këto skandale.

Nuk është Lefter Koka, koka e madhe se nuk ka as aftësinë, as mundësinë që të vepronte vetëm Lefter Koka. Si ka mundësi që të dalin rrogat dhe të dhënat personale që  janë brenda një ndërmarrje. Incineratorët përveçse janë krim, por janë dhe pastrim parash. Nuk ka revoltë qytetare. Janë këta që kanë kontrolluar drejtësinë, janë këta që kontrollojnë institucionet, janë këta që kanë korruptuar duke i lënë të pasurohen këta që kanë drejtësinë dhe kanë institucionet e kontrollit. Është një tërësi e tërë në bashkëveprim dhe me mediat që duan këtë gjendje. Është një skandal që ka cenuar sigurinë kombëtare. Çfarë ka ndodhur në këto dy javë, nuk do të ishte më asnjë anëtar i qeverisë. Nuk ke opozitë sot. Ke një opozitë që po lufton për të marrë pushtetin e opozitës pa asnjë princip moral.

Ndër të tjera ai tha se arrestimi i Kokës, erdhi pas deklaratës së Gabriel Escobar, i cili tha se Amerika do të ushtrojë presion ndaj udhëheqësve të zgjedhur.

Ilir Demalia: Kur erdhi Escobar në Shqipëri tha: Do të shihni presion amerikan ndaj udhëheqësve të zgjedhur, të cilët ne i konsiderojmë partnerë të mirë. Por ata duhet të jenë partnerë të mirë edhe për të çuar përpara sundimin e ligjit dhe më besoni se ne jemi mjaft të vetëdijshëm dhe mjaft të hapur me ta për mangësitë që ekzistojnë. Fill pas kësaj deklarate u arrestuar Koka.