"Na shpëto nga flakët e ferrit!" Banorët e "5 Majit" , lutje me qirinj në rrënojat e banesave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2021, 18:35
Paralelisht me protestën e banorëve të Laprakës një tjetër protestë po mbahej në kryeqytet.
Në zonën e "5 Majit" banorëve nuk u ka mbetur gjë tjetër përveç besimit në Zot. Shteti i ka braktisur ndaj ndezën qirinj dhe drejtuan lutje për mbrojtjen e pronës.
Mesha u mbajt në rrënojat e shtëpive të shembura disa ditë më parë, ndërsa banorët vijojnë të kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e tyre.



