Kreu i bandës vritet në hotel, vrasësi po e priste viktimën e tij në holl
Një 34-vjeçar,u vra në mes të ditës në qendër të Stokholmit.
Sipas policisë, ai u qëllua me armë zjarri në hotelin në lagjen "Kungsholmen", duke mbetur i plagosur rëndë.
Ai u dërgua me urgjencë në spital ku edhe ndërroi jetë.
Hetimet për vrasjen kanë nisur dhe nuk ka asnjë të arrestuar.
Sipas raportimeve suedeze, viktima është një kriminel i njohur për policinë.
Sipas informacioneve të gazetës kryesore "Dagens Nyheter" , burri ishte drejtuesi i rrjetit kriminal Östberga, i cili prej vitesh është në konflikt me një bandë tjetër.
Sipas gazetës “Expressen” , autori mësohet se e ka pritur viktimën e tij në hollin e hotelit. Autori është ulur aty i qetë me një laptop në prehër dhe një çantë pranë tij.
Kur objektivi i tij doli nga ashensori, vrasësi i është afruar viktimës me armën e tij dhe sipas dëshmitarëve, ka tërhequr disa herë këmbëzën. Më pas ai u arratis me një biçikletë elektrike.
Dy nga vëllezërit e kreut të bandës ishin vrarë gjithashtu gjatë viteve të fundit.
Suedia ka pasur një problem të madh me krimin e shfrenuar të bandave për një kohë të gjatë.
Konfliktet mes shumë rrjeteve të ndryshme ndodhin në qytetet e mëdha të Stokholmit, Goteborgut dhe Malmos, por edhe në vende më të vogla.

