Djegie gomash e bllokim rruge, Lapraka zbret sërish në protestë: Autoritetet të na kthejnë përgjigje për shtëpitë
Banorët e Laprakës ju rikthyen sërish protestave këtë të mërkurë.
Si në protestat e tjera ata dogjën goma dhe bllokuan qarkullimin e automjeteve në shenjë proteste ndaj devijimit që iu bë planit të Unazës së Madhe.
Janë rreth 700 banesa që janë të parashikuar të prishen.
SHBA shpallin non grata dy zyrtarë të lartë publikë maltezë
22 Dhjetor, 17:18
Edhe pse kanë protestuar për ditë me radhë ata thonë se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet shtetërore se çfarë do të ndodhë me qindra familje që do të mbeten në qiell të hapur.
"Janë rreth 700 banesa që preken nga projekti dhe pavarësisht thirrjeve të njëpasnjëshme që u kemi drejtuar autoriteteve, Ministrisë së Infrastrukturës, Kryeministrit, ARRSH, kreut të Kadastrës për të na dhënë informacion si do procedohet me njerëzit që do mbeten nesër në qiell të hapur nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kemi bërë një pauzë të vogël tu lëmë kohë dhe autoriteteve që të reflektojnë por ky reflektim nuk po vjen.
U bëj thirrje autoriteteve shtetërore të vijnë këtu në terren dhe tu japin një zgjidhje njerëzve dhe më pas të vijojnë me projektin e Unazës së Madhe. Është një projekt i cili ka devijuar disa herë me afera korruptive, po favorizohen njerëz të pushtetshëm dhe njerëz të parasë. Ky projekt duhet hetuar pse ka ndryshuar. Pritet që brenda pak ditësh të miratohet tenderi dhe nga ky moment derisa të përfundojë jemi të gjithë në mëshirë të fatit. Pse lihen këta njerëz pa përgjigje?"

