Testi anticovid kusht drejt Greqisë, rregullat e forta ndalojnë turistët të dalin dhe emigrantët të kthehen
Vendosja e testit anticovid si kusht për të kaluar drejt Greqisë, pavarësisht vaksinimit, ka ndikuar në uljen e ndjeshme të lëvizjes në pikat kufitare. Rregullati ndalojnë shqiptarët të dalin si turistë dhe emigrantët që po kthehen për Krishtlindje janë më të paktë.
Masat e forta anticovid të vendosura nga autoritetet greke kanë ulur ndjeshëm lëvizjet në pikat kufitare tokësore me Shqipërinë.
Në tre ditët e fundit nga Pika Kufitare e Kapshticë kanë hyrë 5070 shtetas, numër që në këtë periudhë të para pandemisë lëviznin në 24 orë.
Ndërsa nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë dalë vetëm 2746 shtetas, aq sa në një situatë normale kalojnë nga pika jonë në anën tjetër brenda disa orëve.
Lëvizje të pakta janë shënuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës.
Gjatë këtyre ditëve në këtë pikë kalimi me Maqedoninë e Veriut, kanë hyrë 4817 shtetas dhe kanë dalë 4785 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Situatë e ngjashme edhe në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër.
Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave zyrtare aty janë përpunuar vetëm 3608 shtetas.
2497 persona kanë hynë në Shqipëri dhe vetëm 1111 e kanë kaluar traun e doganës drejt Greqisë.
Fluksi pritet në kufi pritet të shënojë një rritje të lehtë në vigjilje të Krishtlindjes, por sërish nuk do të arrijë nivelet e viteve të shkuara.
Deputetët socialistë bojkotojnë Komisionin hetimor të Incineratorëve
22 Dhjetor, 12:46
Prej 19 dhjetorit Greqia ka forcuar masat anticovid për të gjithë ata që kërkojnë të udhëtojnë drejt vendit fqinj.
Testi PRC I 72 orëve të fundit ose testi i shpejtë jo më shumë se 24 orë para udhëtimit janë kushte për të hyrë në vendin fqinj, pavarësisht nëse udhëtari është i vaksinuar.
Greqia kërkon gjithashtu edhe formularin PLF, ndërsa këto rregulla zbatohen për të gjithë të rriturit dhe fëmijët plus 5 vjeç.

