I shpallur në kërkim prej 1 viti, arrestohet 31-vjeçari në Laç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2021, 10:26
Spartak Hoxha (Rica), 31 vjeç i shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2020 është arrestuar nga policia e Kurbinit.
31-vjeçari , banues në Sanxhak, Kurbin ishte në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe "Kanosja".
Arrestimi i tij u bë në lagjen nr. 5 në Laç.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar 31-vjeçarin me 3 vite burg për veprat penale “Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosja".
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
