Për incineratorin e Tiranës u ndoq e njëjta procedurë si ajo me incineratorin e Elbasanit
Edhe për incineratorin e Tiranës u ndoqën të njëjtat procedura tenderimi si në rastin e Elbasanit i cili është në hetim, por ende nuk ka një reagim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
Incineratori i Tiranës i ka kushtuar deri tani buxhetit të shtetit rreth 4.5 miliard lekë ose rreth 37 milionë euro, të paguara nga bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj dhe qeveria shqiptare.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, gjatë vitit 2018 rezulton se kundrejt kompanisë koncensionare Integrated Energy BV SPV janë kryer 23 transaksione, të cilat kapin vlerën e 977 milionë lekëve.
Ndërsa për periudhën 2019-2021 pagesat për incineratorin e Tiranës kanë arritur vlerën e 3.5 miliard lekëve.
Endrit Braimllari përmes një postimi në facebook, denoncon se Erion Veliaj ka dhene miratimin per pagesat e 91 milion euro pa vendim te keshillit bashkiak për 30 vite, dhe sot duhet të ishte përpara drejtësisë.


