Korçë/ 37-vjeçari grabit me dhunë çantën e gruas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2021, 10:36
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ka grabitur me dhunë çantën e dorës nga një grua. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, 21 dhjetor, në lagjen nr.8 Korçë.
Policia njofton se në çantën e gruas me iniciale M.M ndodheshin 35.000 lekë dhe 2 karta krediti.
Mësohet se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.N, i cili ishte me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

