Dhuratë Krishtlindjesh për partneren, habit qytetari: Do i marr një bravë që mos dalë nga shtëpia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2021, 09:39
Çfarë dhurate do i blini partneres për Krishtlindje?
Kjo ishte pyetja e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.
Midis përgjigjeve të ndryshme, ajo që spikati (duke menduar se ka qenë shaka e thënë në formë batute) ishte mesazhi i një qytetari, i cili shkruan: "Për Krishtlindje do i blej një bravë që mos dali nga shtëpia".
Ndër të tjera një tjetër qytetar thotë se gruaja i tij nuk i pëlqen dhuratat dhe se mjaftohet vetëm me lekë.
"Gruaja ime nuk do dhurata, asgjë nuk duan, vetëm lekë duan. Jam rehat."
