KQZ çon në prokurori 21 numërues, ka indicie se ndryshuan rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka paditur penalisht në prokurori 21 numërues për ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës. Denoncimi është bërë gjatë shqyrtimit të materialeve dhe kutive të kontestuara nga partitë politike ku është konstatuar se procesverbalet janë plotësuar me të dhëna të ndryshme nga votat reale. 

Plot 67 anëtarë të Komisioneve Numëruese të Votave në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, janë kallëzuar në prokurori, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave”.

Denoncimi i rradhës për çështjen e zgjedhjeve është bërë këtë herë në prokurorinë e Tiranës, nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Tiranë, i cili pasi ka konstatuar paregullshmëri në numërin e votave dhe ndryshime të rezultatit real në procesverbalet e numërimit të kutive, ka dalë me një kallëzim penal ndaj 21 numëruesve në fjalë.

Në dokumentacionin që ka siguruar “Ora News”, rezulton se kallëzimi është firmosur nga Ilirian Celibashi, i cili sqaron prokurorinë e Tiranës, se gjatë rinumërimit të bërë në muajin Tetor 2021 për disa kuti votimi të kontestuara nga subjektet politike garuese në qarkun e Tiranës, është konstatuar një ndryshim fiktiv i rezultatit real të votave që ndodheshin në kuti.

21 numëruesit që janë kapur me shkelje të rënda, kanë numëruar kutitë e 6 Qëndrave të Votimit në Tiranë.

Tashmë është prokuroria e Tiranës, që po ndjek rastin në fjalë, ku pritet që në ditët në vijim 21 personat të thiren për të dëshmuar në prokurori.

Sipas kallëzimit nga KQZ, rezultati i qendrës së votimit për kandidatët e listave shumë emërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyre qendrave kanë shprehur nëpërmjet votimit, duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listave shumë emërore të subjekteve zgjedhore.

Mësohet se shkeljet lidhen me tjetërsimin e votave të kandidatëve dhe votim të dyfishtë u zbuluan gjatë procesit të rinumërimit të 10% të kutive të votimit, ku deputetët e PD Zef Hila dhe Lefter Gështenja rezultuan se morën numrin më të lartë të votave të padrejta.

Rinumërimi i disa kutive të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, si provë për integritetin e numëruesve dhe procesit, ka prodhuar surpriza. Rinumërimi ka zbuluar vjedhje votash nga partitë e mëdha, PD dhe PS, duke ua hequr partive të tjera të vogla

“Ka indicia se kanë konsumuar element të veprës penale parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal për Falsifikim të Materialit Zgjedhor dhe rezultatit të Zgjedhjeve” thuhet në kallzimin e KQZ-së.

Janë paditur 

QV Nr 2044/ 1 KZAZ nr 28 Qarku Tirane 4 numërues

QC Nr  2039 KZAZ nr 26 Qarku Tiranë 4 numërues

QV Nr  1650 KZAZ nr 28 Qarku Tiranë  3 numërues

QZ Nr  1532 KZAZ nr 29 Qarku Tiranë 3 numërues

QV Nr  1877 KZAZ nr 36 Qarku Tiranë 3 numërues

QV Nr 1943 KZAZ nr 38 Qarku Tiranë  4 numërues