Vrau të bijën dhe dhëndrin në pragun e shtëpisë, vëllai i 25 vjeçares: Motra e urrente babin
Mediet e huaja kanë publikuar detaje rrëqethëse, për mënyrën se si Osman Shaptafaj vrau të bijën dhe dhëndrin në përvjetorin e martesës, dy vite më parë në Melburn të Australisë.
Bëhet fjalë për Lindita Musain, 25 vjeçe dhe bashkëshortin e saj, Veton Musai, 29 vjeç.
Duke e cilësuar si "përbindësh", Daily Mail raporton se shkaku i krimit brutal, ishte se e bija ishte martuar me 29-vjeçarin pa dijeninë e të atit, dhe sepse mendonte se fëmijët kishin krijuar alenacë me nënën e tyre, pas divorcit.
Lindita ndërroi jetë në vendngjarje, pas të shtënave vdekjeprurëse, ndërsa bashkëshorti, të nesërmen ndërroi jetë në spital.

Si ndodhi vrasja e dyfishtë?
Vrasja ndodhi në pragun e shtëpisë. Babai përbindësh i ra ziles, e bija i hap derën, ndërsa i ati mostër qëllon atë dhe dhëndrin me armë nga një distancë e shkurtër.
Rrethanat tronditëse janë përshkruar në Gjykatën e Lartë të Viktorias nga babai vrasës.
Shaptafaj, 57 vjeç, menjëherë pasi qëlloi të bijë e kishte drejtuar armën nga vetja, për tu vetëvrarë, por nuk e bëri. Më pas ai shkoi në një park që ndodhej aty pranë dhe e qëlloi veten dy herë në kokë.

U dërgua në spital dhe iu nënshtrua operacionit, iu hoq syri i djathtë dhe mbeti me dëmtim në tru.
Në gjykatë u tha se policia nuk ka mundur të zbulojë se ku e gjeti armën Shaptafaj. Po ashtu autoritetet nuk kanë mundur të përcaktojnë se nga e dinte ai që çifti po kthehej në shtëpi.
Vëllai i Linditës, Arbeni ka folur për Daily Mail në lidhje me marrëdhënien e motrës me të atin mostër.
Ai thotë se motra e urrente babanë.
“Lindita e urrente atë më shumë se çdo gjë në botë si pasojë e dhunës fizik që të gjithë kemi pësuar prej tij. Ajo gjithmonë besonte se familja jonë do të kishte qenë e mrekullueshme nëse nuk do të ishte (ai).
Lindita kishte rënë në dashuri me Vetonin dhe dyshja ishin martuar gati një vit para nga dita kur humbën jetën. Besuam se më në fund do të mund të linim pas makthin me banë tonë përbindësh”, ka thënë Arbeni.
