"Lëkura binte nga krahët e djegur", 23-vjeçarja dënohet me 10 vite burg, derdhi ujë të përvëluar mbi të dashurin teksa flinte

Një grua nga Illinois, SHBA është dënuar me 10 vite burg pasi derdhi ujë të përvëluar mbi të dashurin e saj teksa ai flinte.

Gruaja filmoi gjithçka dhe e postoi sulmin në Snapchat. Alexis Sykes, 23 vjeç, nga Roselle, vazhdoi të përshkruajë se si lëkura ra nga krahët e tij të djegur, duke shtuar se i dashuri ju lut që ta çonte në spital, ndërsa ajo fshehu çelësat e makinës.

Viktima, emri i të cilit nuk bëhet me dije gjeti çelësat e makinës dhe arriti të shkonteë vetë në spital.

Sykes arriti të ikte në Oktibbeha ku u arrestua nga policia, tha të martën, 21 dhjetor prokurori Robert Berlin.

Sykes u dënua me 10 vite burg pasi u deklarua fajtore.

Viktima u transportua në njësinë e djegieve të Qendrës Mjekësore të Universitetit Loyola, ku kaloi dy javë duke u rikuperuar. 

Autoritetet thanë se ai iu nënshtrua një operacioni të transplantit të lëkurës, shkruan DailyMail. 

Nuk dihet arsyeja që 23-vjeçarja derdhi ujë të nxehtë mbi të dashurin teksa ai flinte.