Çupi: Berisha më i korruptuari në gjithë botën, i shpallur nga SHBA, i rri si lugat PD-së orë e çast

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Frrok Çupi u shpreh se PD përgjithësisht ka përdorur dhunën për të arritur gjërat.

Ai tha se PD ka një njeri që është në nivelin më të lartë të korrupsionit në botë dhe i rri si lugat PD-së orë e çast.

Çupi: PD përgjithësisht ka përdorur dhunën për të arritur gjërat. PD e ka nisur së prapthi rinovimin, se nuk mund t’i them rithemelim. PD do të rrëshqasë derisa të mbetet sa një shoqatë gjuetarësh. Po e mbajti Lulzim Basha. Problemi i PD-së është që të ndahet nga dhuna, korrupsioni dhe Berisha si më i korruptuari në gjithë botën i shpallur nga SHBA.

PD ka një njeri që është në nivelin më të lartë të korrupsionit në botë dhe i rri si lugat PD-së orë e çast. Berisha ka thënë se nuk ka asnjë dosje në organet e drejtësisë, sepse asnjë nga njerëzit e dhunshëm nuk lë dosje në drejtësi. Ai është shpallur non grata nga SHBA.