Dedaj: Berisha në çdo moment të vështirë në krah të Bashës, doli kundër pas 9 shtatorit
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Everest Dedaj Berisha në çdo moment të vështirë ishte në krah të Bashës.
Ai tha se nuk sheh ndryshime statutore, por asgjë nuk është rithemeluar sipas tij, pasi kishte vetëm akuza nga Ramës dhe Bashës, por s’ka asnjë tezë për rithemelim.
Dedaj: Berisha në çdo moment të vështirë ishte në krah të Bashës. Ishte i pari që përmendi djegien e mandateve. Nuk doli kundër asaj që sot sulmohet Basha me bojkotin e zgjedhjeve. As nuk doli kundër Bashës në datë 26 prill kur u humbën zgjedhjet dhe që kishte nevojë për një ndryshim, por Berisha nuk e tha një gjë të tillë.
U desh 9 shtatori që ai t’i deklaronte të gjitha këto. Sot flasim për një komision rithemelimi. Unë sot nuk shoh asnjë gjë të rithemeluar. Kam parë vetëm ndryshime statutore, por asgjë nuk është rithemeluar. Kishte vetëm akuza nga Ramës dhe Bashës, por s’ka asnjë tezë për rithemelim.
