Braimllari: Pse hesht Edi Rama dhe Erion Veliaj për incineratoret, të cilët nuk kanë lënë gjë pa komentuar në këtë vend?

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, sulmon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashiakun Erion Veliaj lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një postim në “Facebook”, Braimllari thekson se Rama është ideatori i këtij projekti korruptiv dhe kriminal, ndërsa Veliaj sipas tij ka dhënë miratimin për pagesat e 91 milionë eurove pa vendim të Këshillit Bashkiak për 30 vite.

Postimi i plotë

Pse hesht Edi Rama dhe Erion Veliaj per incineratoret, te cilet nuk kane lene gje pa komentuar ne kete vend?

Pse ju eshte mbyllur goja?

Edi Rama eshte ideatori i ketij projekti korruptiv dhe kriminal.

Pa vullnetin e tij, nuk do merrej firma e nenpunesit me te ulet dhe jo me e ministrave dhe e kryetareve te bashkive brenda dites.

Edi Rama e ka te qarte qe nuk eshte pergjegjesi individuale por eshte kolektive ku ai vete ka rolin e drejtuesit te grupit strukturuar kriminal.

Ai vete, ministrat dhe kryetaret e bashkive jane te perfshire drejtperdrejt.

Erion veliaj ka dhene miratimin per pagesat e 91 milion euro pa vendim te keshillit bashkiak per 30 vite, sot duhet te ishte perpara drejtesise.

Ndaj kerkuan dhe punuan per zgjedhje moniste lokale ne 2019 dhe nuk pranuan as te regjistroheshin ne zgjedhet lokale te 13 tetorit 2019 duke pasur nje marreveshje kriminale me qellim qe Rilindja te kishte 100 perqind keshillat bashkiak per te kopsitur korrupsionin dhe hajduterine.