"Nuk ishte momenti për të vdekur" Ministri që notoi 12 orë për t'i shpëtuar vdekjes
Një ministër i qeverisë Madagaskane ka notuar për 12 orë për t'i shpëtuar mbytjes, pasi helikopteri i tij u rrëzua në det gjatë një misioni shpëtimi.
"Nuk ishte koha ime për të vdekur. Unë jam gjallë dhe mirë," ka thënë ministri, Serge Gelle, shkruan BBC.
Dy zyrtarë të tjerë të sigurisë që udhëtonin me të në helikopter gjithashtu shpëtuan nga rrëzimi i avionit.
Ditën e aksidentit ajror, ekipi kishte qenë duke vëzhguar një zonë në pjesën verilindore të vendit ku një varkë pasagjerësh ishte fundosur.
Të paktën 39 njerëz vdiqën në atë aksident, thanë zyrtarët të martën, 21 dhjetor.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.
C’est avec une profonde tristesse que j’ai appris le naufrage d’un navire au large d’Antsiraka et son terrible bilan. Mes pensées vont aux victimes et à leurs proches endeuillés.
— Andry Rajoelina (@SE_Rajoelina) December 21, 2021
Je prie solennellement pour le repos de leurs âmes. pic.twitter.com/nZzJsaYMtL