Gjata: Gabim që nuk i shkuam deri në fund djegies së mandateve, PD në dëshpërim pas 25 prillit

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, eksperti i çështjeve ligjore në PD, Çlirim Gjata u shpreh se Nuk ka qenë gabim pse u dogjën mandatet, por gabim ka qenë pse nuk iu shkua deri në fund

Ai tha se kjo gjë i ka penalizuar te Rama dhe se pas humbjes së zgjedhjes së 25 prillit kishte jë dëshpërim të madh dhe opozita duhet të kishte filluar një aksion të egër.

Gjata: Nuk ka qenë gabim pse u dogjën mandatet, por gabim ka qenë pse nuk iu shkua deri në fund kësaj gjëje. Nuk u futëm në zgjedhje dhe duhet të kishim shkuar deri në fund dhe thamë se nuk shkojmë në zgjedhje me Edi Ramën, por më pas u futëm në zgjedhje me Ramën.

Kjo na penalizoi se Rama tha me këta mund të tallem unë. Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve ishte dëmi më i madh sepse thamë nuk futem me Ramën në zgjedhje, por u futëm me të. Pastaj bëmë edhe marrëveshjet dhe ato u prishën. Kemi pasur një dëshpërim të madh në PD pas humbjes së zgjedhjeve. Ishte një masakër zgjedhore, por ne duhet të fillonim një aksion të egër.