Baçi: Basha më tha të shkarkohet e gjithë kryesia e PD-së në Fier, i duhet vetëm zyra
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, kreu i PD-së Fier Luan Baçi ka treguar një bisedë që ka bërë me kryedemokratin Basha.
Ai tha se lidhur me ndërrimin e çelësit të zyrës së PD-së në degë, Basha i ka thënë se nuk i intereson kryesia, e cila të shkarkohet, por vetëm zyra.
Baçi: Edhe në Fier është shpërthyer dera e PD-së dhe kanë ndërruar bravën e kangjellat me urdhër të Bashës duke e mbajtur mbyllur. Si mund të mbahet zyra mbyllur? Ia kam thënë Bashës për këtë gjë e më ka thënë se çfarë po ndodh në Fier duke i bërë presion PD-së.
Basha më tha se nuk i duhet fare kryesia e degës, por i duhet zyra e partisë. Këtë e bisedë e kanë dëgjuar 20 veta pasi ka qenë një grup. Shprehja e tij ishte që të jepnim dorëheqjen sepse i duhej zyra. Ne duhet të shkojmë aty brenda që të shprehim mendimet tona, jem parti demokratike jo të mbyllim zyrën.
