U raportua për të shtëna me armë në Shkodër, alarm fals: Konflikt mes dy bashkëshortëve

Ora 08:56 U raportua për të shtëna me armë në Shkodër, alarm fals: Konflikt mes dy bashkëshortëve 

Në Shkodër, salla operative e DVP Shkodër ka marrë një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në afrësi të Prokurorisë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga krehja e zonës nga shërbimet e policisë  nuk rezulton të ketë ngjarje me  armë e as të lënduar apo viktima.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të zbardhur telefonatën, që rezulton deri tani e pavërtetë, pasi ka pasur vetëm një onflikt fizik e verbal mes dy bashkëshortëve që po shoqërohen në komisariatr për sqarime të mëtejshme.


Ora 08:42 Të shtëna me armë zjarri pranë Gjykatës së Apelit në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër pranë Gjykatës së Apelit mëngjesin e sotëm, 22 dhjetor.

Mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.