Raporti Global i Ushqyerjes 2021, Shqipëria renditet mes shteteve si Kazakistani dhe Turkmenistani

Bota është jashtë rrugës për të përmbushur objektivat globale së të ushqyerit. Një numër i konsiderueshëm fëmijësh mbeten të kequshqyer dhe asnjë vend nuk po ndalon rritjen e obezitetit së të rriturve, ndërkohë që efektet e pandemisë Covid-19 po shtojnë kostot në drejtim të përmbushjes së objektivave të ushqyerjes së shëndetshme.

Kështu nënvizon raporti më i fundit global i ushqyerjes, i cili për Shqipërinë tregon se ka bërë pak progres në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ushqyerjes si dhe uljes së obezitetit.

Sipas raportit, Shqipëria renditet në vendet e fundit, mes shteteve si Kazakistani, Turkmenistani, sa i përket treguesve të ulët të përmirësimit në: mbipesha tek të rriturit, pesha e ulët në lindje te fëmijët dhe kequshqyerja te fëmijët.

Raporti i këtij viti tregon se progresi aktual në të ushqyerit është mjerisht i pamjaftueshëm. Ekziston një nevojë urgjente për të rritur luftën kundër dietave të varfra dhe kequshqyerjes për të trajtuar nivelet në rritje të sëmundjeve të parandalueshme, vdekjeve dhe dëmtimit të planetit

Poll