Çipa: Kjo që po ndodh e pakëson dhe nuk e shton PD-në, përplasje deri në kufijtë e ndasisë përfundimtare
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti dhe gazetari Aleksandër Çipa u shpreh se në PD janë dy palë politike që po e çojnë përplasjen e tyre deri në kufijtë e ndasisë përfundimtare.
Ai tha se palët po sillen në mënyrë shumë radikale dhe njëra palë qëndron në zyra, ndërsa pala tjetër ka kryer aktin e rikapjes së një zyre.
Çipa: Janë dy palë politike që po e çojnë përplasjen e tyre deri në kufijtë e ndasisë përfundimtare. Këto pjesë po sillen në mënyrë shumë radikale. Sulmojnë zyrat duke krijuar një perceptim të pazakontë. Njëra palë qëndron në zyra, ndërsa pala tjetër ka kryer aktin e rikapjes së një zyre.
Ky është një rast unik në historinë partikracinë tonë. Dhe bëhet fjalë për një parti që është ndër garantueses e rrotacionit politik në vend. Asnjëra nga palët nuk është e huaj në PD në fakt. Çështja është se deri kur do të vazhdohet me këtë çështje? Kjo që po ndodh e pakëson dhe nuk e shton PD-në.
