Çupi: Dhuna në PD e shëmtuar, Berisha inferior ndaj Bashës, fake çdo gjë që thotë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Frrok Çupi u shpreh se skenat me thyerjen e derës në PD ishte e shëmtuar.
Ai tha se Berisha në raport me Bashën po tregon inferioritetin e tij dhe se përdorimi i dhunë e dëshmon këtë gjë.
Çupi: Ishte shumë e shëmtuar dhe si gallatë. PD po fundoset dhe na vjen keq të gjithëve. Ishte nisur në këtë rrugë prej vitesh, por nuk e kisha menduar kaq shëmtuar, e kisha menduar me dinjitet. Unë vura re sot në PD inferioritetin e Berishës në raport me Bashën.
Inferioriteti është përdorimi i dhunës. Përdorimi i njerëzve si ai tipi që hapte derën është një inferioritet që nuk ta ngre kryen. Është një inferioritet që dëshmon se Berisha e di se ku është PD-ja dhe gjithçka që thotë që janë fake. Ai i drejtohet institucionit se do ta dominojë.
