Kryemadhi: Inceneratorët sponsor që opozita të bojkonte zgjedhjet, Veliaj në SPAK si kryebashkiak apo i shkarkuar?

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi komisioni hetimor për incineratorët u sajua për të spostuar vëmendjen dhe për të dëmtuar në qoftë SPAK-u e kishte seriozisht hetimin deri në fund të dosjes.

Sipas saj, inceneratorët kanë qenë sponsorizuesit kryesorë për ta nxitur opozitën drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale.

Ai shtoi se Erion Veliaj ka firmosur një buxhet dhe ka marrë një vendim në emër të Këshillit Bashkiak për një angazhim financiar për 30 vjet.

“Komisioni hetimor u sajua për të spostuar vëmendjen dhe për të dëmtuar në qoftë SPAK-u e kishte dhe e kishte dhe e ka seriozisht hetimin deri në fund të dosjes së inceneratorëve. Edhe Teatri Kombëtar ishte një kauzat më të rëndësishme dhe opozita ishte e gjithë përfshirë jo vetëm opozita dhe qytetarët ishin të përfshirë në çështjen e Teatrit Kombëtar ishte një ndër kauzat kryesore.  A janë inceneratorët sponsorizuesit kryesorë të bojkotit të zgjedhjeve lokale dhe të largimit të opozitës nga parlamenti?” - u shpreh Kryemadhi.

Kujt po ja bëni këtë pyetje zonja Kryemadhi? 

“Unë po ja bëj edhe SPAK-ut dhe gjithë klasës politike dhe gazetarëve për ta investiguar këtë gjë. Sepse në dijeninë time më rezulton se inceneratorët kanë qenë sponsorizuesit kryesorë për ta nxitur opozitën drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale. Kemi një kryetar bashkie ne Tiranë që ka firmosur një buxhet dhe ka marrë një vendim në emër të Këshillit Bashkiak ku ka shkelur nenin 54 të ligjit për vetëqeverisjen vendore që ka marrë përsipër dhe ka firmosur në emër të Këshillit Bashkiak një angazhim financiar për 30 vjet. Të cilin do ta paguajnë qytetarët e Tiranës. Mund të më thoni cili do të jetë momenti që do të thirret Erion Veliaj në SPAK do të jetë kryetar bashkie apo do të jetë i shkarkuar nga Rama. Ju duket normale që një kryetar bashkie që merr një angazhim financiar për 30 vjet në emër të këshillit bashkiak. Kur ju e dini shumë mirë që qytetarët shqiptarë kanë shkuar në burg dhe janë dënuar 4-5 vjet për 10 mijë lekë energji elektrike që nuk kanë paguar.” – tha Kryemadhi në ABC News.