“PO për Shqipërinë” Dashamir Shehi njofton krijimin e platformës së re politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2021, 21:08
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka lajmëruar krijimin e një platformë të re politiko-kulturale të quajtur: “PO për Shqipërinë”.
Shehi shkruan se kjo platformë do të jetë së bashku me disa aktivistë të shoqërisë civile, dhe që do të jetë një mënyrë e re e të bërit politikë ndryshe në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.
“Të dashur miq, nesër, së bashku me disa aktivistë të shoqërisë civile, do të prezantoj një platformë të re politiko-kulturale: “PO për Shqipërinë”. Kjo do të jetë një mënyrë e re e të bërit politikë ndryshe në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Jeni të ftuar te na ndiqni live. Me respekt, Dash Shehi.” – shkruan Shehi.
