Ju flet Moska - Cilin quajti Rama "syri i keq" në takimin e sotëm të Ballkanit të Hapur?

Cilin quajti Rama "syri i keq" në takimin e sotëm të Ballkanit të Hapur? Ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Në çdo vend të botës media ti marrin fjalët e politikanëve me mikroskop dhe i studiojnë. Deklarata për syrin e keq kaloi vetëm si batutë, por ishte diçka më shumë.

Në një moment në tryezë thuhet një gotë dhe Rama bën një batutë, duke thënë se syri i keq ka marrë një goditje, kështu është një lajm i mirë për Open Ballkan.

Normalisht syri i keq që ka fuqi të tilla është aty brenda sallës. Kujt ia hodhi Rama fjalën? Në korridoret e Pallatit të Brigadave u pa të endej para takimit Erion Veliaj.

Veliaj do t’i shfrytëzojë shumë mirë ndërkohë mes takimeve. Para takimet, Erion Veliaj me ndihmën e Aleks Soros u përpoq që të bindë Vuçiçin që të bëhet një takim mes krerëve të baskive të Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i Veliajt është që të sfidojë të parët. 6 kryeministrat e Ballkanit Perëndimor nuk po bëhen dot bashkë, prandaj Veliaj po mundohet që të bëjë kryebashkiakët.

Por siç duket kjo ide nuk i pëlqen Edi Ramës, sepse nuk do që të rrihet profili ndërkombëtar i Veliaj, p[asi e sheh si të rrezikshëm për pushtetin e tij.

Rama i ka thënë më herët Veliajt se do të zgjodhët në orën 5 të mëngjesit dhe të lyejë me bojë shkallët e pallatit. Ose ajo batuta që po mbjell pemë Veliaj, por duhet ta dijë se në njërën nga ato pemë do të varet.