"Më duhet të mësoj shqip", Vuçiç vendoset në vështirësi pas kërkesës së gazetarit maqedonas

Konferenca e tre liderëve të rajonit, Rama, Vuçiç dhe Zaev u shoqërua dhe me batuta mes gazetarëve.

Një gazetar nga Maqedonia kur u pyet nga Vuçiç sesi do ti përgjigjet anglisht apo serbisht, i tha me të qeshur shqip.

Gazetari maqedonas: Do preferoja  të flisja maqedonisht por duke qenë se shumica e kolegëve po pyesin anglisht po vazhdoj kështu.

Vuçiç: Doni t'ju përgjigjem në anglisht apo serbisht?

Gazetari maqedonas: Shqip.

Vuçiç: Në shqip, për fat të keq nuk e flas dot shqipen. Do më duhet ta mësoj.

Rama: Dua ta them në shqip duke qenë se është shumë e rëndësishme për shqiptarët por pastaj do ta vazhdoj në anglisht, duke qenë se nuk e njoh dhe gjuhën që ju flisni, nuk kam qenë asnjëherë në Jugosllavi. Ballkani i Hapur nuk ka të bëjë fare me Jugosllavinë. Ndoshta Aleksandri do të mësojë shqip por përpara se të mësoj serbisht unë do të mësoj gjermanisht psh.