"Mbushi Kuvendin me Çilistë", Berisha këshillon Bashën: Mos i lodh njerëzit me mbledhje, je vetëm deputet


Ish-kryeministri Sali Berisha e këshilloi Lulzimn Bashën të mos lodhë njerëzit me mbledhje pasi nuk ka më asnjë funksion në partie përveçse deputet i Kuvendit.

Basha: 44 mijë anëtarë votuan kundër tij. E këshilloj të mos i lodhë njerëzit, ti thërrasë kot sepse i shkarkuar pa asnjë funksion përveç deputet në Kuvend çdo fjalë e tij është e pavlerë.

Berisha shtoi se ai që beson në gënjeshtrat e tij degradon në një mënyrë të pabesueshme dhe tjetërsohet si homosapiens.

Teksa foli për dy Kuvendet, atë të 11 dhjetorit dhe 18 dhjetorit, Berisha tha se nuk mund të krahasohen të pakrahasueshmet.

Berisha: Po krahasohen të pakrahasueshmet. Anti-Kuvendi i peng Bashës apo Lul Bravës u thirr nga një forum antikushtetues, kryesi e instaluar në dhunim flagrant të ligjit të partisë që kërkon që anëtarët e kryesisë të zgjidhen me votë të fshehtë nga këshilli kombëtar me dy kandikdatura alternative. Kam dëgjuar ndonjë prej tyre të përdorë si argument se fajin e ka Saliu. Broçkull, faji se unë isha i pranishëm në mbledhje. Qesharake. Ata që kanë integritet si politikanë dhe njerëz dhe që duan të tregojnë se janë brenda ligjit dhe njohin ligjin japin menjëherë dorëheqjen, ata që nuk janë votuar. Por tani Kryesia është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Se çfarë ishte anti-Kuvendi i 18 dhjetorit ju duhet ta dini që më kujtoi mjerisht një anti-miting që më pati organizuar Ramiz Alia në vendlindjen time me 10 janar 1991 ku kishte mbledhur sa ekstremistë të majtë dhe mendonte se do të mposhte PD.

Kush ishin, i patë delegatët? 5004 delegatë imagjinatë haluçinative e sëmurë në një sallë ku një koleg i juaji numëroi karriget dhe kishte 1958 karrige. Tregoi dhe hollet ku gjendeshin maksimumi 200 persona. Ai anti-Kuvend nuk kishte as kuorum dhe as thirrësit. Ishte i mbushur me Çilistë, bota e krimit ishte e pranishme aty. E njihni Henri Çilin?E keni harruar? Personazhi më i shpeshtë në media derisa u mbyll në banesë se i ofroi njërit prej drejtuesve më kryesorë të drejtësisë 500 mijë euro për të bërë një favor në gjykatë. Kjo çështje u mbyll. Ai nisi fallangat nga ai Universitet për turpin e tij, njerëz që nuk kanë qenë kurrë as në parti dhe as delegat për të plotësuar numrin 1958. Për të mos thënë pastaj ish-kryetarë bashkie socialistë dhe me dy mandate dhe disa delikuentë të tjerë. Çdo ditë del në pah se është një kompleks i madh rrethanash që e kanë ngërthyer si gaforre peng Bashën dhe nuk e lëshojnë më. Mos e krahasoni të pakrahasueshmen.