Dita e fundit e Zoran Zaev si kryeministër në Tiranë, nesër jep dorëheqjen
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të japë nesër zyrtarisht dorëheqjen.
E zbuloi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp pas forumit të agrobiznesit organizuar në kuadër të samitit “Ballkani i Hapur” që mbahet sot në Tiranë.
Ndërkohë Vuçiç gjithashtu paralajmëroi dhe për një panair verërash në verë.
“Në maj a në qershor samiti në Beograd dhe do të organizohet një samit verërash. Do të ftojmë jo vetëm partner nga rajoni ynë i Ballkanit Perëndimor por dhe nga Europa. Të jetë panairi më i mirë në Europë”
Edhe Zoran Zaev e pranoi se sot është dita e fundit në detyrë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
E quajti nder dhe kënaqësi që kontribuoi në këtë nismë fisnike dhe përsëriti ftesën “të hapur të qartë e të paekuivok” për tre vendet e rajonit, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën”
Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut do të jetë Dimitar Kovaçevsk dhe Zaev garantoi se pasardhësi i tij do vijojë nismën e "Ballkanit të Hapur"
