Kur hyjnë në fuqi 5 marrëveshjet? Ja si përgjigjen Rama, Vuçiç e Zaev

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan sot 5 marrëveshje që lidhen me lëvizjen e lirë të punëtorëve mes tyre, lehtësira kufitare për identifikimin e udhëtarëve, sigurinë ushqimore të mallrave që shkëmbejnë mes tyre.

Tre liderët të pyetur në konferencën për shtyp se cilat janë afatet për marrëveshjet që nënshkruan, dhanë këtë përgjigje.

Rama: Pas nënshkrimit gjërat do të vihen në lëvizje dhe njerëzit që po ndërveprojnë në rajon midis tri vendeve do të kenë një mënyrë krejt ndryshe për ti çuar produktet nga një vend në tjetrin dhe kalimet në pikat kufitare. Janë të menjëhershme rezultatet.

Vuçiç: Jemi pranë përfundimit të nënshkrimeve elektronike dhe në momentin që mbaron nuk do ketë asnjë problem qoftë me lejet e punës apo gjërat e tjera. CEFTË-s i duhen dhe 6 muaj shtesë, duan ta regjistrojnë në sistemin e tyre. Por për gjithë njerëzit në vendet tona do nisë zbatimi i menjëhershëm, mund të ketë probleme teknike por do të zgjidhen gjatë rrugës.

Zaev: Marrëveshja e bujqësisë e nis zbatimin sot, ajo për tregun e punës do të nisë javët dhe muajt në vijim duke qenë se po vazhdon procesi për identifikimin.