Nënshkruhet marrëveshja/ Nga 2022 Shqipëria dhe Kosova me abetare të përbashkët

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe homologia e saj në Kosovë, Arbërie Nagavci, kanë nënshkruar sot, 21 dhjetor, marrëveshjen për zbatimin e abetares së përbashkët.

Sipas dy ministreve, zbatimi i marrëveshjes pritet të nis nga viti i ardhshëm, 2022-2023.

Evis Kushi thotë se abetarja e unifikuar do të jetë libri më i mirë se të gjitha abetaret ekzistuese të deritanishme.

Nënshkruhet marrëveshja/ Nga 2022 Shqipëria dhe Kosova me abetare

Evis Kushi: "Jemi në një kontakt të ri social, kulturor. Kemi një kurrikul të re të bazuar në kompetenca, kemi gjithashtu zhvillime të metodave të mësimdhënie, kemi zhvillime të teknologjisë dhe revolucionit digjital. Të gjitha janë argumente dhe arsye që na çojnë drejt hartimit të një abetareje të re të përbashkët shumë herë më të mirë se të gjitha abetaret ekzistuese të deritanishme."

Ndër të tjera në konferencën e përbashkët me homologen e saj nga Kosova, tha se bashkëpunimi mes tyre në fushën e Arsimit, Sportit dhe Kulturës, është i domosdoshëm për të dy vendet.

Evis Kushi:"Dua të falënderoj nga zemra ministren Nagavci e cila ka treguar një vullnet maksimal që në momentin e parë, jo vetëm për këtë marrëveshje, por edhe për shumë marrëveshje të tjera që tashmë ne i kemi, por që do t’i çojmë akoma dhe më përpara. Është përgjegjësi e jona e përbashkët që të garantojmë një konkurs të hapur transparent, të barabartë që vogëlushët shqiptarë vitin e ardhshëm 2022-2023 si dhuratë edhe për 110 vjetorin e pavarësisë të kenë abetaren unike të përbashkët. Nuk ka më mirë se sa një komb, një gjuhë, një abetare."