"Ballkani i hapur", Rama: Kemi mbështetjen e SHBA e KE. Duam Ballkan pa kufij
Kryeministri Edi Rama, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut po mbjanë konferencën për median
Kryeministri EdI Rama nënvizoi se nisma po merr formë në impact në jetën e punën e qytetarëve. Gjithashtu nënvizoi se kjo nismë ka mbështetjen e SHBA-së, KE dhe kjo mbështetje do të vijojë të rritet.
Marrëveshjet e firmosura sot janë prova e prekshme se Ballkani I Hapur është nismë që shtyn përpara çka është disktuar e dakordësuar në procesin e Berlinit dhe asnjëherë nuk është realizuar.
Edi Rama: “Ballkani i hapur është njësi zbatimi i procesit të Berlinit dhe njësi realizimi i tregut të përbashkët rajonal. Kjo është arsyeja pse i jemi bashkuar kësaj nisme dhe e kemi shpallur gjithëpërfshirëse dhe në të gjitha rastet nuk mungojmë të ftojmë 3 palët e tjera të rajonit të na bashkohen për të mirën e qytetarëve të secilit prej 6 pjesëmarrësve për ta çuar përpara ekonominë e Ballkanit perëndimor. Sot e tha qartë dhe Varhelyi se KE e mbështet plotësisht Ballkanin e Hapur dhe fton ti bashkohen tre vendet e tjera”
Takimi tjetër do të jetë në Maqedoni në fund të muajit shkurt.
Edi Rama: “Pas heqjes të barrierave jo tarifore prë eksportuesit e importuesit brenda për brenda hapësirës së këtyre 3 vendeve të adresojmë drejtëpërdrejtë heqjen e barrierave tarifore. Qëllimi është që Ballkani të mos ketë kufi për askënd që do të lëvizë lirisht mallrat, kapitalet dhe lëvizjen e lirë të shërbimeve”
Rama tha se marrëveshjet do të bëhen realitet me të hyrë viti i ri 2022.
Marrëveshjet e firmosura
Marrëveshja për tregun e lirë të punës
Sanksionon mundësinë e të drejtën e qytetarëve për të pasur akses të mënjehërshëm e të barabartë për lejet e punës e qëndrimit
Marrëveshja për sistemin e integruar elektronik të shërbimeve.
I hap rrugën krijimit të një sistemi të përbashkët elektronik për ti dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të duan të marrin shërbime të caktuara, duke nisur nga aplikimet për të regjistruar si të pranishëm në vendin e punës ta bëjnë pa lëvizur nga shtëpia apo vendndodhja e tyre përmes smartphone.
Marrëveshjet në bllok për ti hapur rrugën atyre që ndërveprojnë mes këtyre vendeve si eksportues produktesh
Nga janari i vitit të adhshëm të kalojnë lirisht në kufijtë dhe doganat respektive pa pasur nevojë të sigurojnë 3 herë të njëjtë dokumente që lidhen me eksport importin e produkteve bujqësore dhe blegtorale
Marrëveshja bën të mundur që për herë të parë të çelet eksporti i produkteve blegtorale ku përfshihet dhe ai i gjësë së gjallë.