A do ta merrni me forcë selinë e PD? Berisha: Një pakicë mendon të shtypë shumicën, terroriste dhe banditeske
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD mbeti për pak sekonda në korridorin e katit të dytë të PD-së pasi dera e sallës së konferencave ishte e kyçur.
Një nga mbështetësit e tij që e shoqëronte u orvat disa herë ta hapte duke e shtyrë por në pamundësi iu fut me shqelm dhe dera u hap.
Për këtë veprim u pyet edhe ish-kryeministri Berisha nga media pas mbledhjes dhe nëse ky akt ishte përcaktues për aksionin e tij politik në vijim.
Berisha: Pyetja kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë ajo ose është pakicë totalitare, ose pakicë terroriste ose është pakicë banditeske, por një gjë është e sigurt, kurrë një pakicë nuk duhet të tentojë të shtypë apo injorojë shumicën, por duhet të pranojë sundimin e saj brenda rregullave që janë universale.
Mbyllja e dyerve të selisë së PD nga Lul Brava është një akt i shëmtuar. Sic është i shëmtuar futja e eksponentëve të armatosur të qeverisë dhe banditëve në shtëpinë e demokratëve. Kjo është shtëpia e demokratëve.
Në këtë kontekst nuk është Sali Berisha që ka bërë lojë me brava, lojën e bravave e ka nisur dhe bitisur Lulzim Basha. Besoj se u shpreha qarta.
Zoti Brava është peng i pashpresë, pengu nuk kontrollon veten. Ai është i detyruar të deklarojë nga mëngjesi deri në darkë vetëm gënjeshtra.

