Rama mesazh dhe Kosovës: "Ballkani i Hapur" s'ndalet. S'i lutemi askujt. Eshtë interes strategjik për Shqipërinë

A do të heqin dorë nga Ballkani Hapur nëse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja nuk bashkohen?

Në konferencën e përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri Edi Rama u shpreh i qartë se tashmë nuk ka kthim pas dhe Ballkani i hapur nuk ndalet. 

Edi Rama: Ne u bëjmë thirrje të bashkohen. Sot me këto vendime që kemi marrë faktikisht janë mijëra e dhjetra mijëra njerëz që përfitojnë drejtëpërdrejtë. Janë 600- 700 subjekte që shkojnë e vijnë, eksportojnë në Serbi e Maqedoninë e Veriut. Këtyre njerëzve u kemi dhënë mundësinë të mos presin më me orë të tëra në kufi.

Si mendoni që ne këtyre njerëzve do u kthejmë mbrapsht barrierat meqë këto tre vende të tjera nuk duan ti heqin barrierat për qytetarët e tyre?! Patjetër që jo. “Ballkani i Hapur” nuk është konspiracion por proces çlirimi nga pengesat burokratike, unifikim sipas shëmbëlltyrës së BE-së.


Ju thoni nëse këto të trejat nuk duan të bashkohen do të heqim dorë dhe nuk do të vazhdojmë që këtë hapësirë të përbashkët ta bëjmë shëmbëlltyrë të BE-së? Ne do të presim që të gjitha llojet e të papriturave, vetove, dinamikave të brendshme të zgjidhen një herë e mirë për kushedi sa dekada që BE të na marrë ne brenda e ne të bëhemi njerëz të lirë sic janë ata në BE? Pse? S’e sduan tre vende të bashkohen?

Çfarë problemi ka këtu. Cefta do 6 muaj të tjera të bëjë atë që ne e kemi mbyllur. Në “Ballkanin e Hapur” nuk ka nevojë për konsensus.

Kushdo të vrapojë vrapon, kushdo të ecë ecën, kushdo të rrijë në vend rri në vend, kushdo të hidhet mbrapsht të hidhet mbrasht. Të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që duan.

E quajti interes strategjik për Shqipërinë këtë nismë dhe përcolli mesazhin se Kosova, Mali i Zi dhe Bosja janë të mirëpritur por nuk do ta ndalin nëse ata refuzojnë te jene pjese. 

"Ballkani i hapur nuk ndalet.

Ballkani i Hapur është interes strategjik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë përtej interesit të përbashkët rajonal. Do të vijnë në Ballkanin e hapur dhe po ju them prapë, vetëm se do të humbasin më shumë kohë.

Thirrja jonë dhe thirrja ime për të tjerët që të vijnë nuk është: Aman hajdeni ju se po nuk erdhët ju do e lëmë këtë punë. Ne këtë punë nuk e kemi nisur për të tjerët por për Shqipërinë, siç secili e ka nisur për vendin e vet. Unë them që ata janë të mirëpritur mund të vijnë të diskutojnë dhe përfitojnë nga këto nisma, por as nuk do ta ndalin Ballkanin e hapur dhe as do të ndryshojnë trajektoren që nuk kthehet mbrapa."