Uzinat u bënë gërmadha/ Godinat e harruara në Gjirokastër, vend-depozitime mbetjesh

Ish-uzina metalike në Gjirokastër, por edhe mjaft uzina të përpunimit përpara viti 90 gjeneronin punë për të gjithë Gjirokastrën.

Në 31 vite ekonomi tregu dhe zhvillimi kaotik këto objekte kanë humbur çdo funksion. Janë kthyer në vend-depozitime të paligjshme të mbetjeve urbane e jo vetëm.

Gratë e burrat që kanë punuar aty thonë se ndjejnë keqardhje.

"Këtu ka pasur rrobaqepësi, shumë dyqane, më vjen shumë keq që i shih në këtë gjendje."

Gërmadha betoni e grumbuj mbetjesh jo larg zemrës së qytetit të gurtë që mbrohet nga UNESCO.

Shqetësim për banorët, por siç duhet jo për drejtuesit që dalin të krenohen si punëmbaruar vetëm me qendrën.

Siç denoncojnë banorët, Bashkia kurrë nuk ka ndërhyrë për ta ndryshuar këtë pamje dhe as ka nxitur projekte apo biznese për ti transformuar këto objekte.

Gjatë tre dekadave demokraci, fat në ngjashëm kanë pasur shumë ish uzina e ndërmarrje në të gjithë vendin, ndërsa një pjesë i janë dhënë bizneseve në përdorim për vetëm 1 euro.