Vuçiç ftesë shqiptarëve dhe maqedonasve: Dua ta shihni Serbinë si shtëpinë tuaj të dytë


Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se tre vendet nismëtare të Open Balkan duhet të shohin nga e ardhmja dhe jo të humbasin në debate të së shkuarës.

Ai pati një apel dhe për qytetarët  shqiptarë dhe maqedonas që ta shohin Serbinë si shtëpinë e tyre të dytë pasi ashtu duan të ndihen edhe qytetarët serbë kur vijnë në Tiranë apo shkojnë në Shkup.

Vuçiç: Duam të shikojmë më shumë turistë nga Tirana dhe Shkupi në Novi Sad por edhe si ju mund të arrini të keni turistë nga gjithë Serbia në bregdetin aq të bukur që ka Shqipëria apo liqenet e mrekullueshme të Maqedonisë së Veriut. Duke ardhur sot në Tiranë dua të shpreh respektin tim për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, dua tu mirëpres në Serbi, dua ta shihni si një shtëpi tuajën të dytë sepse edhe ne dëshirojmë të ndihemi të tillë në Tiranë dhe Shkup. Duhet të heqim barrierat që mos të kemi më kufij.