Basha identifikon njeriun që shkelmoi derën në PD: Fatjon Dautaj narkotrafikant në Britani. Arrestojeni
Partia Demokratike kallëzon penalisht personi i cili shkallmoi derën e sallës ku mbahen mbledhjet e kryesisë së PD, ku Sali Berisha u mblodh me Komisionin e Rithemelimit të PD dhe mbajti një konferencë për median sot në mesditë
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD mbeti për pak sekonda në korridorin e katit të dytë të PD-së pasi dera e sallës së konferencave ishte e kyçur.
Një nga mbështetësit e tij që PD e identifikon si Fatjon Dautaj, që e shoqëronte u orvat disa herë ta hapte duke e shtyrë por në pamundësi iu fut me shqelm dhe dera u hap.
Basha në konferencën per median tha se Dautaj ishte person ne kërkim nga autoritetet britanike
"Në vend që të shohim në pranga anëtarët e kabinetit pjesë e kësaj afere, dorëheqjen e kreut të qeverisë prej Sali Berishës e me ndihmën e Sali Berishës po merremi prapë me të. Nga dëshpërimi po zbrazet mbi dyert e korridoret e PD-së, I shoqëruar nga eksponentë të krimit të organizuar, si Fatjon Dautaj, narkotrafikanti i kërkuar nga agjencia kombëtare e krimit në Britaninë e Madhe. Në prani të familjarit të tij ish oficerit të policisë Dritan Berisha.
Basha i kërkoi policisë ta arrestoje ndersa u tregoi dhe autoriteteve britanike se ku ndodhej personi që ata kërkonin.
"I bëj thirrje autoritete britanike dhe përfaqësuesve në Tiranë. Fatjon Dautaj e kërkojnë në Britani e kanë në selinë e PD-së. Prokuroria ta arrestojë dhe të nisë procedimin penal"
PD më herët tha se Dautaj eshte urdherua nga Flamur Noka.
"Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike.
Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave" thuhet në njoftimin e PD.

