Samiti i radhës për Open Balkan në fund të shkurtit, Rama porosit ministrat: Sigurohuni të kemi lajme të mira për kufirin
Në forumin e Agrikulturës, në kuadër të Open Balkan, kryeministri Edi Rama zbuloi se Samiti i radhës do të zhvillohet në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm.
Teksa prezantoi kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili ndodhej në Samitin e Tiranës bashkë me kryeministrin në largim Zoran Zaev, Rama la të kuptohej se Samiti i ardhshëm do të mbahet në Maqedoninë e Veriut.
Rama: Uroj që në fund të shkurtit kur të kemi takimin tjetër përfaqëesuesit e Universiteteve të Bujqëisë të vijnë, të bashkohen me ne, për të nënshkruar një marrëveshje midis tyre që do të përfshijë bashkëpunimin në nivelin e programeve të tyre dhe aktiviteteve të tyre dhe për të pasur një bashkëpunim që të shtrihen dhe komunikojnë dhe me Rrjetin Akademik të BE.Së dyti do uroja që ministrat të sigurohen që në fund të shkurtit të kemi më shumë lajme të mira për tu dhënë njerëzve sa i takon kufirit.
Synimi ynë është që të sigurohemi që gjithëkush që merr rrugën për të shkuar nga një vend në tjetrin dhe te tjetri sigurisht të ketë të njëjtën rrugë të thjeshtë, të udhëtojnë thjesht siç mund të udhëtonin për të shkuar nga njëra pikë në tjetrën brenda një vendi. Asnjë barrierë tarifore dhe jotarifore. Kemi mësuar se duke punuar se ajo çfarë mund të bësh nëse përqëndrohesh vërtet për dy ditë mund të mos ta bësh as për dy vjet kështu që le ta bëjmë.
Së treti do ja jap fjalën dikujt që duhet ta përmbyllë këtë takim dhe do të çelë Samitin në Maqedoninë e Veriut. Jeta është e bukur në Ballkan, çdo gjë mund të ndodhë. Nuk është si në BE që ti e di se çfarë do të ndodhë dhe çfarë nuk do të ndodhë

