Kanosi nëpërmjet telefonit administratorin e një firme, arrestohet 56-vjeçari në Malësi të Madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2021, 11:20
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 56-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “ Vetgjyqësia”, “Kanosja”, “Fyerja” dhe “ Kundërshtim i punonjësit që kryen një shërbim publik”.
Nikolin Pecaj, 56 vjeç, banues në fshatin Selcë, Bashkia Malësi e Madhe, ishte shpallur në kërkim pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit, ka fyer dhe ka penguar për të punuar shtetasin A. Ç,banues në fshatin Dobraç, me detyrë administrator i një firme, i cili ka bërë kallëzim në Polici me 16 dhjetor.
Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, shtetasi Pecaj ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

