Grabitet Kredo.Al/ Autori i maskuar dhe me thikë në dorë “zbrazi” arkën në Dibër

Një filial i institucionit Financiar Kredo.Al u grabit në Peshkopi. Policia e Dibrës thotë se autori ishte iI maskuar dhe iI armatosur me një thikë dyshohet se mori një sasi parash. Zyrat e Kredo.Al në vazhdimësi kanë qenë objektiv i grabitësve.

Ky filial i institucionit financiar Kredo.Al në Peshkopi u grabit këtë të martë.

Siç njofton policia ata janë njoftuar se ishte ora 10:00, ku një person Ii maskuar me kapuç në kokë u fut pranë zyrave në bulevardin e Peshkopisë.

Brenda ai ka nxjerrë një thikë dhe nën kërcënimin e saj   se ka marrë nga arka një shumë parash e cila nuk konfirmohet.

Më pas grabitësi ka dalë në rrugë dhe ka humbur gjurmët në rrugët e qytetit.

Grupi hetimor mësohet se ka sekuestruar pamjet e sigurisë nga zyrat e Kredo.Al për zbardhur grabitjen.

Mbi bazën e pamjeve, ata po punojnë për identifikimin e autorit dhe më pas arrestimin e tij, pasi kontrollet pas grabitjes nuk dhanë efekt.

Filialet e Institucionit financiar Kredo.al kanë rënë pre e grabitjeve në disa qytete të vendit, nga persona të armatosur e maskuar.

Burime policore në vazhdimësi në disa raste ka pasur dyshime se grabitjet kanë qenë të organizuara dhe me punon

jës të vetë Kredo.Al.kanë fajësuar mungesën masave të sigurisë në zyrat e institucionit financiar, ndërsa në disa raste ka pasur dyshime se grabitjet kanë qenë të organizuara dhe me punonjës të Kredo.Al.