Në paraburgim e kërkonte kthimin në Bashki, Fatos Tushe heq dorë nga padia në Kushtetuese

Ish kryebashkiaku i Fatos Tushe heq dorë nga ankimimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij nga detyra me vendim qeverie.

Fatos Tushe është i arrestuar e urdhër të SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pabarazi në tendera.

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtonte sot ankimimin e Tushes kundër kryeministrit Edi Rama, i cili me 6 korrik firmosi shkarkimin nga posti i kryetarit të bashkisë.

Ky vendim i Këshillit të ministrave erdhi pas arrestimit të Tushës nga SPAK, nën akuzën për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim për tenderin 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë.

Një ankimim i tillë u bë nga Tushe pasi dështoi të bindte apelin që nuk kishte lidhej me tenderin.