"Open Balkan", ja 5 marrëveshjet që u nënshkruan sot mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut
Udhëheqësit e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut firmosën sot marrëveshjen për qasjen e lirë në tregun e punës dhe marrëveshjen për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja e radhës që u nënshkrua në kuadër të Ballkanit të Hapur ishte ajo ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
Më pas Ministrat e Ekonomisë nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
