Zoran Zaev: Dështimi i BE po mban peng integrimin tonë. Varhelyi pranon: Keqardhje, e kuptoj dëshpërimin
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi shprehu hapur keqardhjen për faktin se ende nuk është mbajtur konferenca e parë ndërqeveritare me Maeqdoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Duhet ti mbajmë shumë shpejt. Ka ardhur koha që kjo të ndodhë dhe të sjellim në tryezë të gjithë marrëveshjet” tha Varhelyi në videomesazhin e samitit të “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Tiranë si përgjigje ndaj deklaratës së Zoran Zaev i cili tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor po mbahet peng nga dështimet e Bashkimit Europian.
Zoran Zaev: Nuk është e lehtë e në BE por nuk është e lehtë as në Ballkan por ne kemi hapa të dukshëm për të treguar. Kur kemi qenë së bashku me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Rama dhe treguam hapat e para të iniciativës ne treguam që tre vendet tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE sa i përket procesit të integrimit tonë në BE.
Brukseli do të duhet të gjente vetëveten. Ky proces mund të ndalohet në Bruksel por europianizimi dhe vlerat tona europiane në tre shtetet tona nuk kanë arsye pse të presin. Ballkani i Hapur jo vetëm na ka sjellë së bashku si tre udhëheqës por përsonalisht për mua ka pasur dhe një vlerë të shtuar, miqësia e madhe që kemi mundur të krijojmë të tre bashkë."
Oliver Varhelyi: E kuptoj dëshpërimin e Zaev, mos harroni se keni bërë progress në procesin e zgjerimit, kemi hapur kapituj me Serbinë he kemi parë pjesë të metodologjisë me Malin e Zi, megjithatë nuk e fsheh keqardhjen time për faktin që ende nuk e kemi mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Duhet ti mbajmë shumë shpejt. Shenja e parë që duhet të shohim është se kemi angazhim të qartë nga ana e BE-së se kjo gjë të ndodhë.
Ka ardhur koha që kjo të ndodhë dhe të sjellim në tryezë të gjithë marrëveshjet.
