Berisha: Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë me të gjitha aktet sapo PD të jetë në pushtet

Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Kjo është protesta e mbarë njerëzve të qytetëruar të cilët nuk pajtohet kurrë me gjenocidin dhe krimet kundër njerëzit.

Ai deklaroi se sot se Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë me të gjithë aktet dhe marrëveshjes sapo PD të jetë në pushtet.

Berisha: Kjo është protesta e mbarë njerëzve të qytetëruar të cilët nuk pajtohet kurrë me gjenocidin dhe krimet kundër njerëzit. Këta njerëz duhet të kërkojnë falje dhe jo të mohojnë gjenocidet ndaj shqiptarëve. Kjo protestë e para e këtij lloji ka dimensione të shumta. Dua të deklaroj sot se Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë me të gjitha aktet dhe marrëveshjes sapo PD të jetë në pushtet.

Ballkani i hapur treshja Vuçiç dhe vasalët e tij mundohen ta paraqesin sikur e mbështesin edhe SHBA-të. Ky është një mashtrim pasi ato mbështetin vetëm bashkëpunimin mes shteteve të barabarta. Ballkani i Hapur ka një kumbar dhe ai ëhstë G. Soros.