Tritan Shehu: PD u zgjua nga gjumi letargjik. Shigjeton Bashën

Deputeti Demokrat Tritan Shehu tha se PD ka dalë nga gjumi i letargjisë dhe aksionin e saj politik nuk do ta ndalë deri në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

“Në këtë rrugë të re që kemi nisur pas një periudhe të gjatë letargjie do të mbushim sheshe e rrugë për të protestuar dhe përmbysur këtë regjim që kërkon ta degdisë Shqipërinë diku në lindje” tha Shehu.

Shehu shigjetoi dhe Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij.

“Dua ti përgjigjem atyre që kërkojnë të krijojnë mjegullnaja dashakeqe duke na quajtur antiamerikanë antieuropianë. Gabojnë rëndë. PD lindi si forca e vetme proamerikane e properëndimore. Kështu do të vazhdojmë të jemi. Kushdo që do të vendosë të tillë damka kërkon të stimulojë antiamerikanizmin në Shqipëri.”

Sa i takon “Ballkani i hapur” Shehu tha se qëllimi i kësaj nisme është të sjellë fantazmën e Jugosllavisë së re.