Kokalari falje popullit të Kosovës: Flamuri serb në Bulevardin e Tiranës shuplakë në fytyrë ndaj çdo shqiptari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2021, 17:21
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Evi Kokalari i ka kërkuar falje publike popullit të Kosovës.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se protesta sot është edhe për shqiptarët e Kosovës dhe flamuri serb i vendosur në Bulevardin e Tiranës është një shuplakë në fytyrë ndaj çdo shqiptari të ndershëm.
Evi Kokalari: Me përulje të thellë i kërkojmë falje popullit të Kosovës. Flamuri Serb në Bulevardin e Tiranës është një shuplakë në fytyrë ndaj çdo shqiptari të ndershëm.
Poll
