Këlliçi: PD i është rikthyer sheshit, Vuçiç ish-ministër propagande i Millosheviçit, Rama do ta shesë si mik
Nga protesta para kryeministrisë, deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh PD-ja i është rikthyer ADN-së së saj, sheshit dhe protestës dhe betejës për një Shqipëri sovrane e drejt BE-së.
Ai tha se Rama mund ta ketë si mik Vuçiçin, por nuk mund t’ua shesë si mik shqiptarëve ish-ministrin e propagandës së Milosheçivit.
Këlliçi: PD-ja i është rikthyer ADN-së së saj, sheshit dhe protestës dhe betejës për një Shqipëri sovrane e drejt BE-së. Rama ik! Nuk mund të ketë një integrim të Shqipëri në BE me të kryeministër. Vetëm me një njoftim në rrjetet sociale brenda 24 orësh ky shesh është mbushur me shqiptarë nga të gjitha trojet. Ramë si bëj një thirrje: Vuçiçin mund ta keq mik, por nuk mund t’ua shesësh si mik shqiptarëve ish-ministrin e propagandës së Milosheçivit.
Ke hequr kërpudhën. Mos u shqetëso se nuk e ke njeri me kërpudhën, por e kemi me Edi Ramën që do të heqim me rrënjë e themel nga qeveria që e ke përdorur për tu pasuruar vetë. Edi Rama hiq dorë nga largimi që po i bën shqiptarëve dhe të rinjve. Sot Rama duhet të ishte duke kërkuar falje, por po drekon me oligarkët dhe Vuçiçin. Ne jemi kundër Open Ballkan se i hap rrugë influencës serbe e ruse.

